Për Sabjen Lilaj momenti për të treguar madhështinë e Skënderbeut ka ardhur...
- Korca Boom
- May 22
- 1 min read
Nëse ka një korçar që realisht është krenari e korçarëve, ai është ish-mesfushori Sabjen Lilaj, i cili ka dalë nga shkolla korçare dhe realisht ka dhënë shumë për këtë ekip, ashtu siç ka marrë gjithashtu shumë prej tij.
Lilaj është një prej atyre futbollistëve që ka arritur suksese personale edhe jashtë vendit, me disa ekipe, si dhe në Superligën shqiptare, por natyrisht me Skënderbeun ka fituar edhe emrin e madh, pasi me këtë ekip ka fituar gjashtë tituj kampionë.
Por tani ai është i fiksuar në një foto me djalin e tij para stadiumit Skënderbeu, si për t’i thënë dhe treguar djalit të tij për madhështinë e këtij emri, dhe pse jo, ta shohim të veshë edhe ai fanelën e babait të tij, e cila ishte krenari për çdo korçar.
Duket se tradita transmetohet, historia flet dhe natyrisht ajo është më legjitime tek ata që e kanë krijuar dhe që do ta bëjnë edhe më tej si histori suksesi të një qyteti.
“KORÇA BOOM”
