top of page

Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’ në Superiore, mësoni se kur do të hidhet shorti

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 1 min read

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2024-2025 të “Abissnet Superiore”, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.


Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025.

Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj.


Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj.


Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për Final Four, ku Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo dhe Partizani janë pjesë e vazos së dytë.


Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet më 29 prill, në ora 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.


Të katër skuadrat e kualifikuara do të përfitojnë shpërblime sipas rregullores së aktivitetit.

Ekipi kampion, përveç shpërblimit financiar, do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve ndërsa tre ekipet e tjera do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.


“KORÇA BOOM”



bottom of page