Përfundojnë 45 minutat e para Egnatia-Skënderbeu. Ja çfarë ka ndodhur…
- Korca Boom
- Aug 26, 2023
- 1 min read
Ka përfunduar pjesa e parë në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Skënderbeut me rrjeta të paprekura 0-0.
Ka qenë një pjesë e parë e luftuar nga të dy ekipet dhe Skënderbeu si debutues në superligë duhet thënë se ka bërë një paraqitje vërtet të mirë.
Nikaj për Skënderbeun ka pasur një mundësi të mirë në minutën e 6-të, ndërkohë që po në minutën e 22-të kishte mundesi tjetër shkodrani, por topi i gjuajtur nga ai largohet nga muri mbrojtës i vendasve.
Randi dy herë në minutën e 22-të dhe 27-të mund të kishte rrezikuar me gjuajtjet e tij.
Edhe Kasa për vendasit ka një mundësi të mirë, por është i saktë Alia.
Deri në fundin e pjesës së parë ka luftë dhe kartonë, ndërkohë që pavarësisht se u dhanë 4-ër minuta shtesë, asgjë nuk ndryshoi dhe gjithçka u mbyll në bardhësinë 0-0.
Një rezultat që kënaq Skënderbeun, por janë edhe 45 minuta të tjera për t'u luajtur deri në fund.
