PËRFUNDON miqësorja Skënderbeu-Besa, mësoni çfarë ka ndodhur në Korçë…!
- Korca Boom
- Aug 19, 2023
- 2 min read
Skënderbeu: Alia, Frashëri, Randi, Prençi, Shaqe, Merlim, Liço, Rabiu, Vangjeli, Nikaj, Rashica .(U Aktivizuan: Fleçer, Zenullari, Gerco, Pecani, Muharem, Ramos). Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Skënderbeu-Besa, miqësorja që sapo ka përfunduar në stadiumin “Skënderbeu” është mbyllur me rrjetat e paprekura 0-0, teksa korçarët për herë të parë në 8-të ndeshje miqësore nuk shënojnë gol.
Në pjesën e parë të dy ekipet nuk shkuan asnjëherë në portat respektive dhe nuk u shënua asnjë rast shënimi. Kjo, diçka e veçantë, pasi në asnjë nga 8 miqësoret e luajtura, asnjëherë nuk kishte ndodhur që në 45 minuta Skënderbeu të mos shënonte asnjë rast shënimi.
Pjesa e dytë nisi me një ndryshim në fushë për Skënderbeun, teksa Kosta Vangjeli ia la vendin Andrea Gerco dhe për pasojë ndryshoi edhe skema e lojës, teksa Frashëri kaloi në qendër dhe Randi u shty më përpara.
Gjithsesi loja në minutat e para ka qenë e njëjta dhe ishte Besa që në 2-3 momente edhe mund ta ndërshkonte Skënderbeun.
Rasti i parë i Skënderbeut do të vinte në minutën e 62-të, por topi i gjuajtur nga Pecani prek shtyllën duke shpëtuar miqtë nga pësimi i golit të parë.
Vetëm 30 sekonda më vonë është Dean Liço, por gjuan jashtë dhe shpëton porta e Besës.
Në minutën e 70-të është Nikaj që për pak sa nuk shënon, por përsëri topi përplaset në mbrojtjen kavajase dhe nuk përfundon në kuadrat.
Në minutën e 73-të, po Liço lëshon një predhë dhe sërish mbi traversë.
Fleçer në minutën e 80-të gjuan nga vendi, fuqishëm, por pret portieri kavajas.
Përfundimisht 0-0 dhe mund të themi që ishte barazimi i radhës për Skënderbeun, këtë herë ndaj Besës 0-0, barazimi i 5-të në 8-të ndeshje të luajtura gjatë fazës përgatitore.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu - Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu - Dinamo 1-1
Shënues: Prençi / Denisson
Skënderbeu - Malisheva 1-1
Shënues: Liço / Syla
Skënderbeu - Vora 1-1
Shënues: Rashica / Meta
Skënderbeu - Elbasani 2-2
Shënues: Rashica, Nikaj / Ajazi (2)
Skënderbeu - Flamurtari 2-0
Shënues: Merlim, Rashica
Skënderbeu-Lushnja 5-1
Shënues: Nikaj, Merlim Ajine, Lika (11-m) / Zisi
Skënderbeu-Besa 0-0
