top of page

Përfundon në Korçë kursi UEFA- C, shpërndahen certifikatat

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 21, 2023
  • 1 min read

Në Zyrën Rajonale Korçë u zhvillua kursi i drejtuar nga F.Sh.F-ja, pjesëmarrësit foto mbresëlënëse


Ka përfunduar ditën e djeshme në qytetin juglindor të Korçës kursi i UEFA-C. Për disa javë 39 trajnerë meshkuj dhe femra kanë ndjekur këtë kurs intesiv në qytetin më të madh juglindor të Shqipërisë.

Pjesemarrësit ishin nga Korça, Devolli, Pogradeci dhe Erseka dhe në fund të këtij kursi kanë pozuar të gjithë së bashku, foto të cilën po e sjellim më poshtë për të gjithë ju ndjekës të portalit tonë.

Falenderime të shumta për Zyrën Rajonale të Korçës e cila u kujdes për të gjitha ditët dhe ishte një kurs me shumë vlera. Ilirjan Përmeti dhe Renato Rapo, janë dy njerëzit që e kanë ndryshuar totalisht Zyrën Rajonale, duke e kthyer në një zyrë vërtet cilësore.

Suksese të gjithëve!



 
 
bottom of page