top of page

Përfundon pjesa e parë, Skënderbeu kryeson me golin e Rashicës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 30, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu - Vora 1-0

Shënues: Rashica 31’

Skënderbeu: Alia, Frashëri, Shaqe, Prençi, Ramos, Merlim, Liço, Rabiu, Lika, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Vora: Ruçi, Meta, Gjoni, Dede, Tabaku, Sefa, Dalipi, Qardhaku, Tafa, Avdiu, Raboshta. Trajner: Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë: Jetmir Potka, Dhimitra Hoxha, Ervin Kotomelo (Korçë)


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Skënderbeut dhe Vorës, me fitoren e vendasve me rezultatin e ngushtë 1-0. Edhe pse ka qenë një pjesë e parë me jo shumë raste shënimi ka vendosur goli i Rashicës në minutën e 31-të.

Ja rastet e pjesës së parë:

5’ - Rasti i parë u takon miqve, Raboshta godet në hyrje të zons dhe tranversa shpërton Skënderbeun nga pësimi i golit të parë.

14’ - Moment i rezikshëm përsëri për miqtë. Kros në zonë dhe Raboshta me kokë, por në planzhon e sipër Marko Alia shpëton një gol mëse të sigurtë. Por ka pozicion jashtë loje.

21’- Përsëri është Vora me anë të Qardhaku që provon nga 30 metra larg, por Alia është në pozicion.

23’ - Skënderbeu bën zbritjen e parë. Është Rashica që shumë prirasi në krahun e majtë të sulmit, gjuan por rezen e ka të vogël për ta çuar topin në kuadrat.

31’ - Liço fut një top të bukur në zonë pas një goditjeje dënimi. Prençi gjuan me kokë, topi përplaset në shtyllën e majtë pingule dhe kthehet te Rashica që i vetëm shënon golin e aantazhit. 1-0 për Skënderbeun.



bottom of page