top of page

Përfundon “telenovela” Dumfur, ganezi sot në stërvitje me Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 11, 2023
  • 1 min read

Nuk ka më mëdyshje. Nuk ka më “telenovelë” për Randi Dumfur, që do të vijë sot, apo nesër te Skënderbeu.

Mbrojtësi ganez që në nëntor mbush 23 vjeç, ka mbërritur qysh mbrëmë në qytetin e Korçës dhe sot në orën 18:00, do të jetë nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Kishte javë e javë të tëra që Randi u bë vërtet si një “telenovelë”, pasi kishte problem me pajisjen me vizë, ndërkohë që kjo tashmë u zgjidh dhe sot mbrojtësi ganez do të zhvillojë seancën e parë me Skënderbeun pas rikthimit.

Nga sot, stafi teknik do të shikojë me kujdes gjendjen e lojtarit në fjalë edhe pse në fakt gjatë qëndrimit në Ganë, Randit iu dha program individual. Por sa në formë do të jetë, kjo mbetet për t'u parë.

Randi Dumfur, ishte i fundit nga ata që pritej të mbërrinin te Skënderbeu dhe tashmë është bashkuar me ekipin.



bottom of page