Përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti, reagon deputeti Fidel Kreka: U përjashtova se ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan!
- Korca Boom
- Sep 19
- 1 min read
Sot deputeti i parlamentit të Shqipërisë Fidel Kreka u përjashtua me 10 ditë nga Parlamenti së bashku me Gazmend Bardhin.
Pak momente më parë vetë deputeti Fidel Kreka ka reaguar nëpërmjet një postimi, teksa shkruan:
Ja postimi i Krekës:
“Kur na mbyllin gojën në Parlament, është detyra jonë të flasim më fort!
U përjashtova 10 ditë sepse ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan që mendon se është pronar i Kuvendit.
Ne nuk tërhiqemi, nuk dorëzohemi!
Opozita duhet të ngrihet më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.
Si deputet i Partisë Demokratike, do të jem çdo ditë në krah të demokratëve dhe opozitarëve për të mbrojtur interesat e tyre!”
“KORÇA BOOM”



















