top of page

Përplaset një autoveturë me një furgon mallrash. Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 17
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dragostunjë, përgjatë aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas.


Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50, ku janë përplasur një autoveturë dhe një furgon mallrash. Përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në të dy automjetet, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar rëndë.


Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka krijuar trafik të rënduar në zonë për rreth 30 minuta, deri në ndërhyrjen e policisë rrugore që normalizoi qarkullimin.


Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe autoritetet rrugore, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page