Pa fat dhe pa gola: Shqipëri–Serbi mbyllet 0-0, Manaj humbet penallti
- Korca Boom
- Jun 7
- 1 min read
Një ndeshje e fortë, me emocione, por pa gola! Shqipëria dhe Serbia ndahen në barazim 0-0, në një përballje ku kuqezinjtë kishin mundësinë e artë për të marrë tre pikët, por Rey Manaj gaboi nga pika e bardhë.
Në minutën vendimtare të pjesës së dytë, Shqipëria fitoi një penallti, por goditja e Manajt u ndal nga portieri serb. Fati nuk ishte në anën e kuqezinjve, të cilët dominuan me raste, por pa arritur të finalizojnë.
Pas këtij barazimi, Shqipëria grumbullon 4 pikë në 3 ndeshje, duke mbetur në garë për kualifikim, ndërsa Serbia ka vetëm 1 pikë nga një ndeshje të zhvilluar.
“KORÇA BOOM”
