Pallati i Sportit “Tamara Nikolla” gati për rikonstruksion
- Korca Boom
- May 5
- 1 min read
Gjendja e pallatit të sportit “Tamara Nikolla” në Korçë është bërë prej kohësh shqetësuese. Kjo godinë sportive ka kaluar kufijtë e amortizimit dhe nuk përmbush më kërkesat e një infrastrukture moderne. Në një kohë kur sportet me dorë në Korçë kanë marrë një zhvillim të ri, nevoja për kushte më të mira është bërë e domosdoshme.
Prej kohësh është njoftuar se rikonstruksioni do të nisë së shpejti. Nga sa mësohet, punimet pritet të fillojnë në fund të këtij muaji, pasi deri më tani godina ishte në shfrytëzim për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Tani që garat kanë përfunduar, do të nisë menjëherë faza e ndërhyrjes.
Sipas parashikimeve, me fillimin e sezonit të ri gjithçka pritet të jetë gati. Të paktën, kështu është bërë e ditur nga burime pranë bashkisë dhe klubit, ndërkohë që po shqyrtohen edhe mundësi alternative për zhvillimin e stërvitjeve të ekipeve gjatë periudhës së rikonstruksionit.
“KORÇA BOOM”
