top of page

Pamjet e krimit në Babrru: Autori i dyshuar largohet qetësisht pasi dyshohet se vrau 40-vjeçarin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 3
  • 1 min read

Arlind Demushi shihet duke folur në telefon me dikë, ndërsa ecën dhe rregullon rrobat e tij. Ai përpiqet të fshehë dorën që duket se është e përgjakur, duke e futur në xhep.


Më pas, largohet qetësisht në errësirën e lagjes. Ai është arrestuar më vonë në qytetin e Durrësit.


Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në zonën e Babrrusë, ku dyshohet se viktima dhe autori i dyshuar kishin qenë duke konsumuar pije së bashku.


Sipas hetimeve paraprake, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 38-vjeçari ka goditur me mjet prerës 40-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page