top of page

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira në vend

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6
  • 1 min read

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje.


Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.


Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s.


Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page