Parashikimi i motit për 21 gusht/ Temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celsius, vranësira pas mesditës
- Aug 21, 2025
- 1 min read
Shqipëria do të përjetojë një ditë tipike vere me temperatura të larta dhe kthjellime në orët e para të mëngjesit, ndërsa pas mesditës pritet një ndryshim gradual i kushteve atmosferike.
Sipas parashikimeve meteorologjike, pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët në të gjithë territorin. Megjithatë, pas orëve të mesditës dhe në vijim, vranësirat do të bëhen më prezente, kryesisht në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore të vendit. Në orët e vona të natës, këto masa të dendur reshë do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, duke sjellë mot më të mbingarkuar.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje në të dyja vlerat ditore. Minimumi pritet të regjistrohet në qytetin e Pukës me 13°C, ndërsa maksimumi deri në 38°C në qarkun e Elbasanit, duke e bërë këtë zonë një nga më të nxehtat e ditës.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi që mund të kalojë mbi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Si pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë, duke ndikuar edhe në aktivitetin bregdetar
“KORÇA BOOM”
















