top of page

Parashikimi i motit për ditën e sotme – 1 Korrik 2025

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 1, 2025
  • 1 min read

Gjatë orëve të paradites, moti në vendin tonë do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të herëpasherëshme, më të theksuara në zonat malore, ndërsa kthjellimet dominojnë përgjatë vijës bregdetare.


Pas mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri, për të përfshirë gradualisht edhe zonat lindore. Megjithatë, mbrëmja dhe nata do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin.


Temperaturat do të jenë në rritje, me minimumin që zbret deri në 16°C në verilindje dhe maksimumin që ngjitet deri në 39°C në zona si Kopliku dhe Kuçova.


Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor, me shpejtësi deri në 30 km/h, duke krijuar dallgëzim të ulët në brigjet detare.

“KORÇA BOOM”


bottom of page