Parashikimi i motit për sot e diel, 15 qershor 2025/ Korça edhe sot ndër qytetet më të freskëta
- Jun 15, 2025
- 1 min read
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në det, sipas SHMU, parashikohet 1- 3 ballë.
Temperaturat në të gjithë vendin parashikohen mbi 30 gradë celcius, me përjashtim të Bajram Currit ku termometri do të shënojë maksimumi 27 gradë, dhe Korçës ku temperature maksimale do të jetë 28 gradë.
“KORÇA BOOM”



















