Parashikimi i motit për sot, si ndryshojnë temperaturat/ Rreshje të lehta shiu në jug
- Jul 18, 2025
- 1 min read
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.
Krahasuar me dy-tre ditët e fundit, gjatë të premtes do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave në disa nga qytetet e vendit, ku termometri do të shënojë maksimalisht 35 gradë në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në Tiranë temperature maksimale do të jetë 34 gradë.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.
“KORÇA BOOM”



















