top of page

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 17
  • 1 min read

Partizani u mund 0-1 nga Nomme Kalju, duke u eleminuar kështu në turin e parë të Conference League.


Takimi i parë përfundoi 1-1, ndërsa në Shqipëri për të përcaktuar fituesin u deshën 120 minuta lojë. Koha e rregullt u mbyll 0-0, mes shumë emocionesh.


Pjesa e parë në “Air Albania” nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve që ishin të shumta. Edhe pjesa e dytë kishte ritëm të kënaqshëm, por skuadrat nuk po tregoheshin dot të sakta para porte.


Të kuqtë fituan penallti në minutën e 78-të, por Skuka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Zhgënjimi ishte i madh te tifozët vendas, me sulmuesin që shpërdoroi 11-metërshin e fituar po vetë.


Në shtesë Ivanov i dhuroi kualifikimin Nomme Kalju-s. Partizani eleminohet kështu që në turin e parë të Conference League.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page