Pas Dinamos vjen Malisheva, ja kalendari i miqësoreve…
- Korca Boom
- Jul 24, 2023
- 1 min read
Skënderbeu ka mbyllur ditën e djeshme miqësoren e tretë në radhë në këtë fazë përgatitore. Ka ardhur barazimi i parë, që edhe pse në fund ndaj Dinamos, ka qenë më shumë se i merrituar nga ana e Skënderbeut.
Në tre miqësore deri tani Skënderbeu ka dy fitore dhe një barazim. Gjithsesi, tashmë korçarët duhet të mendojnë për testin e radhës.
Sipas programit ditën e enjte, pra më 27 korrik në Korçë do të vijë Malisheva, që do të jetë testi i katërt miqësor për juglindorët.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu - Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu - Helzag 3-1
Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi
Skënderbeu - Dinamo 1-1
Shënues: Prençi 90+1’ / Denisson 15’
Skënderbeu - Malisheva 27 korrik
Skënderbeu - Vora 30 korrik
Skënderbeu - Elbasani 02 gusht
Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht
