Pas kursit UEFA-C, drejtuesit merritojnë një Bravo…
- Korca Boom
- Jun 23, 2023
- 1 min read
“Korça Boom” ditë pas dite ju ka informuar në lidhje me kursin UEFA-C që u zhvillua në qytetin e Korçës, kurs i cili u zhvillua në zyrën Rajonale të F.Sh.F-së në qytetin më të madh juglindor të Shqipërisë.
Pas përfundimit me sukses të këtij kursi një Bravo e madhe shkon për drejtuesit e kësaj zyre, Ilirjan Përmeti dhe Renato Rapo, që padiskutim kanë qenë më shumë se aktivë në çdo aktivitet që kanë zhvilluar. Sigurisht që në fund ishin fotot që janë shkrepur mes të gjithë, teksa “Korça Boom” ka zgjedhur këtë foto, vërtet më shumë se të veçantë.
Janë 5-së personalitete, ku do të veçonim dy korçarët, Ilirjan Përmeti dhe Renato Rapo, dy njerëzit kryesorë të zyrës Rajonale, që kaq shumë janë dhe do të jenë pranë futbollit. Mes tyre janë dy miqtë e tyre nga kryeqyteti me shumë emër në futboll, Sulejman Starova dhe Alban Tafaj. Dhe në fund jo për nga rëndësia kemi lënë Ylli Cekiçin, që për tifozërinë korçare është më shumë së i mirënjohur. Ish-futbollisti pogradecar i Skënderbeut, sot është në Kryesinë e F.Sh.F-së dhe nuk ka tifoz bardhekuq që sot nuk e kujton me nostalgji pogradecarin Cekiçi.
