Pas pushimeve në Dhërmi, Rama rikthehet në zyrë, pritet kabineti i ri, ja pritshmëritë
- Korca Boom
- Aug 25
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në ambientet e Kryeministrisë, pas një pushimi trejavor në vilën qeveritare në Dhërmi.
Kreu i qeverisë është fotografuar teksa hynte në godinën qendrore, i veshur sportivisht dhe me rroba të zeza. Sipas burimeve, paraditen e sotme ai ka zhvilluar një mbledhje me disa ministra dhe deputetë të Partisë Socialiste.
Ky rikthim vjen në një moment kur pritet që brenda pak ditësh të prezantohet përbërja e kabinetit të ri qeveritar. Ndërkohë, në ditët në vijim Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike dhe drejtimet e reja të qeverisjes.
“KORÇA BOOM”



















