Pas testit miqësor ja programi i Skënderbeut…
- Korca Boom
- Jul 10, 2023
- 1 min read
Korçarët kanë mbyllur ditën e djeshme javën e dytë të përgatitjeve verore, ndërkohë që e djeshmja ishte me thjesht një test brenda grupit ku stafi teknik kishte zgjedhur 2 pjesë nga 30 minuta.
Pas mbylljes së këtij testi mësohet se Skënderbeu ditën e sotme e ka krejtësisht pushim. Është hera e parë në këto dy javë që pas ngarkesave stërvitore korçarët do të pushojnë.
Sipas stafit teknik skuadra do të rikthehet nesër në fushë sërish me dy seanca stërvitore. Edhe kjo javë parashikohet që të jetë me ngarkesë maksimale, aq më tepër që Gvozdenoviç po kërrkon maksimumin nga të tijtë.
