top of page

Pasojat e stuhisë në Pogradec/ Ja çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 30
  • 1 min read

Gjatë pasdites së sotme në territorin e Bashkisë Pogradec u shënua një situatë e pazakontë për shkak të stuhisë me erë të fortë dhe reshje shiu, e cila shkaktoi probleme në disa zona.


Falë reagimit në kohë të strukturave tona, në bashkëpunim me MZSH, Shërbimin Pyjor, NPR, NMIPP dhe Policinë Bashkiake, u arrit që situatat e krijuara të menaxhohen dhe të minimizohen dëmet.


Më e ndërlikuar ishte situata në fshatin Pojskë, ku një zjarr i përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, u izolua dhe u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të MZSH-së dhe mbështetjes së punonjësve të shërbimeve dhe Shërbimit Pyjor. Pavarësisht dëmeve të pjesshme në një njësi shërbimi, u arrit të shpëtohet pjesa më e madhe e godinës dhe godinave të tjera në zonë.


Era e fortë shkaktoi gjithashtu thyerje pemësh dhe degësh, të cilat po pastrohen aktualisht nga Ndërmarrja e Gjelbërimit.


KUJDES


Sipas parashikimeve, moti i keq pritet të vijojë. Kërkojmë nga qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar.


Për çdo rast emergjence, kontaktoni:  127, 128, 129


Gjithashtu, ju lutemi të njoftoni kryetarët e fshatrave dhe njësive administrative për çdo problematikë të evidentuar.


Bashkia Pogradec mbetet e angazhuar maksimalisht për mbrojtjen e banorëve dhe menaxhimin e situatave emergjente.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree
ree

bottom of page