top of page

Peter Olayinka, shitja e bujshme që i dha Skënderbeut 1.1 milion euro…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14, 2023
  • 1 min read

Të gjithë e mbajnë mend vitin 2017-të, kohë kur Skënderbeu do të shiste për herë të parë një lojtar në klubet e huaja me një shifër vërtet të lartë.

Ishte nigeriani Peter Olayinka që u shit për 1.1 milion euro te Gent në Belgjikë, madje Skënderbeu ruajti edhe 15% të kartonit të futbollistit që shkëlqen edhe sot në Europë.

27-vjeçari që u rrit që erdhi nga Bylisi, mbërriti në Korçë në vitin 2014, kohë kur Skënderbeu shkëlqente. Në dy sezone shkëlqeu te Skënderbeu në majë të sulmit, ndërkohë që nigeriani në vitin 2016-ën do të shitej te Gent dhe me radhë do të luante me ekipe të tilla si, Dukla Pragë, Zulte Warengem, Sllavia Pragë dhe në këto momente ndodhet në Serbi te Crvena Zvrezda.

Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe që sot në treg ka një vlerë kartoni prej 5 milion euro.

Të tillë futbollistë rrallë vijnë në kampionatin shqiptar, por Peter Olayinka do të mbetet pa diskutim në memorien e Skënderbeut, si një sulmues potent dhe sulmues “race”.



bottom of page