Pjesa e parë mbyllet pa gola, Bylis dhe Vllaznia hapin javën e shtatë me barazim
- Korca Boom
- Oct 18
- 1 min read
Java e shtatë e Kategorisë Superiore ka nisur me përballjen mes Bylisit dhe Vllaznisë, një duel i zhvilluar në stadiumin “Adush Muçaj” në Ballsh.
Sfida nisi me Vllazninë më kërkuese. Që në minutat e para, kuqeblutë rrezikuan me anë të Jagos, i cili e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR për pozicion jashtë loje të Balajt në fillimin e aksionit.
Në minutën e 12-të, Peralta i Bylisit mori kartonin e verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar, duke sinjalizuar një pjesë të parë me tension të lartë. Vetëm pak minuta më vonë, edhe Adeduro u ndëshkua për një faull ndaj Krymit, ndërsa në të 23-ën, Muktar mori të verdhën pas një faulli ndaj Kastratit. Loja shpesh u ndërpre nga faulle të shumta dhe përplasje në mesfushë.
Vllaznia dominoi mbajtjen e topit në pjesën e parë me 58% përballë 42% të Bylisit. Megjithatë, në minutat e fundit të pjesës së parë, skuadra ballshiote nisi të fitojë terren. Mustafa iu afrua golit me një goditje me kokë, por tentativa e tij përfundoi mbi traversë. Ndërkohë, Esat Mala dhe Balaj provuan të gjenin rrugën e rrjetës për Vllazninë, por pa sukses.
“KORÇA BOOM”



















