top of page

POGRADEC/ Katër zyrtarizime deri tani, nga Gjata-Kalludra-Ramo dhe Mato!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 6
  • 1 min read

Pogradeci në volejboll për femra deri në këto momente është skuadra e parë që po bën një merkato shumë cilësore dhe duket se e ka ndarë mendjen që të mbyllë sa më parë grupin e lojtareve për të qenë i qetë dhe për të menduar vetëm për objektivat madhore të sezonit të ardhshëm.  


E gjitha kjo është zyrtare nëpërmjet firmës së parë të trajnerit dhe katër volejbollisteve të para, teksa Gjata, Kalludra, Ramo dhe Mato, janë katër emrat e parë të zyrtarizuara që do të jenë pjesë e Pogradecit në sezonin e ri. Por ky është vetëm fillimi, sepse pogradecaret e kanë ndarë mendjen që të bëjnë super skuadër sezonin e ri dhe objektivi i vetëm është titulli kampion.


Në Pogradec janë çmendur për titullin kampion dhe e duan patjetër sezonin 2025-2026, ndërkohë që sezonin që përfundoi ishin shumë pranë, por nuk mundën të shkonin në finale. Edhe këto rezultate kanë qenë fantastike për pogradecaret, ndërkohë që këtë sezon gjithçka është ndryshe dhe e duan patjetër fitimin e titullit për të ngritur në piedestal Pogradecin në volejboll për femra.


Nëse ka një skaudër që po shkëlqen qysh në këto momente me merkaton janë liqenoret. Të shohim në vazhdim, por nuk diskutohet që do të ketë surpriza të mëdha, sepse në qytetin e liqenit nuk kanë ndërmend të ndalen.

 

Zyrtarizimet e deritanishme te Pogradeci:

Paola Gjata

Edona Kalludra

Emenuela Ramo

Natalja Mato


“KORÇA BOOM”



bottom of page