top of page

Pogradec: Ja kush qëndron nga “garda e vjetër”…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 30, 2023
  • 1 min read

Skuadra e Pogradecit është duke zhvilluar fazën e vet përgatitore. Nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj të gjithë futbollistët kanë filluar të mendojnë për sezonin, por janë disa futbollistë që vazhdojnë të jenë besnik të këtij ekipi edhe për sezonin e ri.

Kështu të konfirmuar për vazhdimësinë janë: Beqiri, Pura, Hysenllari, Blaceri, Rrapo, Ivani, Alillari, Shkullaku, Çela, Jahaj, Topllari dhe Bega. Janë edhe disa futbollistë të tjerë që kanë konfirmuar se do të bashkohen me grupin por për momentin nuk ka asnjë afrim.

Gjithsesi liqenorët kanë filluar të hedhin sytë edhe nga merkato.


bottom of page