top of page

POGRADEC/ Pushime me 0 lekë? Dy miq krijojnë kushtet e tyre në mes të liqenit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 20
  • 1 min read

Updated: Jul 21

Teksa rrjetet sociale ziejnë nga ankesat për çmimet marramendëse në plazhet private, dy qytetarë në Pogradec kanë bërë atë që shumica vetëm e ëndërrojnë: kanë krijuar “resortin” e tyre pa paguar asgjë.


Në një foto që po qarkullon së fundmi në rrjet, shfaqen dy zotërinj që kanë vendosur karriget brenda në ujë, kanë çadrën e tyre, një zgarë ku piqet mishi dhe birrat në dorë – pa shezllonë me 10 mijë lekë, pa faturë për kokteje me çmim abuziv, e mbi të gjitha pa DJ që të shurdhon me playlist të përsëritur.


Kjo skenë është bërë menjëherë virale, jo vetëm për shkak të humorit, por edhe për mesazhin: me pak kreativitet, miq të mirë dhe një liqen përballë, pushimet mund të jenë më të mira se çdo resort.


Sepse deti, liqeni dhe dielli – nuk kanë pronarë. Dhe kur nuk mund të përballosh çmimet e sezonit, ndonjëherë zgjidhja më e mirë është ta shpikësh vetë parajsën tënde./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page