top of page

Pogradecarët e bëjnë Ilir Dajën të “vetin”: Ka nisur karrierën nga qyteti i Pogradecit…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 20, 2023
  • 1 min read

Jehona e trajnerit Ilir Daja, tashmë po merr “dhenë” pasi nuk ishte rastësi që e çoi aq larg Skënderbeun në Europë, pasi të njëjtën po bën edhe me Ballkanin në Kosovë, teksa po i jep emër të madh në Europë.

Duke u mburur me Ilir Dajën, orët e fundit ka dalë në skenë edhe Pogradeci fqinj, pasi Daja ka drejtuar më parë edhe skuadrën liqenore, madje ka qenë ndër të parat skuadra ku e nisi karrierën Ilir Daja.

Pogradecarët kanë të drejtë që mburen me një fakt të tillë, ndërkohë që orët e fundit në një postim, liqenorët në krah të ngjyrave të klubit kanë vendosur edhe Ilir Dajën.

Ja postimi që ka bërë Pogradeci:

Sa prej jush e mbani mend?

Ilir Daja, trajneri i mirënjohur i cili ka drejtuar skuadrat më të mira shqiptare, do ta niste karrierën në qytetin e Pogradecit!



bottom of page