top of page

Pogradeci çel sezonin veror mes motit të ftohtë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 17, 2023
  • 1 min read

Me këngë e valle çelet në qendër të qytetit të liqenit sezoni turistik

Aktivitet artistik është zhvilluar sot në qendër të Pogradecit, duke çelur në këtë mënyrë sezonin veror. Këto foto vijnë enkas nga qyteti pogradecar për “Korça Boom”. Në fakt, ka qenë një numër i pakët pjesëmarrësish kjo për shkak të kushteve atmosferike, ku sot në Pogradec ngjasonte si një ditë dimri.

Përveç valleve dhe këngëve është organizuar edhe një panair për t’i dhënë në këtë mënyrë mirëseardhjen turistëve në këtë qytet. Shpresohet që në ditët në vazhdim në këtë qytet të mbërrijë edhe vera, gjë që ka munguar deri tani, në mënyrë që edhe turistët të kënë gati për të gjetur qetësinë dhe klimën e duhur në këtë qytet në stinën verore.


bottom of page