POGRADECI/ Këta djem, kjo skuadër, meriton falenderime pafund!
- Korca Boom
- May 5
- 1 min read
Mbrëmë me humbjen minimale në fund ndaj Tiranës, Pogradeci nuk arriti të bënte ëndrrën realitet. Një fitore do të ngjiste në superligë skuadrën liqenore, por ja që nuk ja doli dhe është një keqardhje e madhe që nuk u arrit objektivi.
Pogradeci zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe këtë e treguan rezultatet dhe jo më kot shkuan deri në play-out. Ndosgta me pak fat liqenorët mund ta kishin mundur Tiranën, por që gjithsesi rrugëtimi u mbyll mbrëmjen e djeshme në Elbasan dhe tashmë mbetet të mendohet vetëm për sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë që pogradecarët merkaton e fuqishme e bënë në janar, sepse nëse do të kishte ndodhur që në fillim të sezonit, ndoshta mund ta kishte siguruar me dy vendet e para ngjitjen në supelrigë. Një kapitull i mbyllur dhe tashmë mbetet thjesht të falenderojmë.
Djemtë e skuadrës liqenore meritojnë fjalët më të mira, pasi ishin një grup i shkëlqyer dhe që kanë luajtur me zemër në të gjitha ndeshjet, qoftë në shtëpi apo në transfertë.
Falenderim tjetër për presidencën që nuk kurseu asgjë dhe bëri të ëndërrojë një qytet i tërë. Së fundi një falenderim për tifozërinë fantastike pogradecare.
Të gjithëve, Bravo u qoftë!
“KORÇA BOOM”
