POGRADECI/ Të shtunë miqësore ndaj Elbasanit të superiores!
- Korca Boom
- Jul 15
- 1 min read
Miqësore “luksi” mund të cilësohet ndeshja që do të zhvillojë ditën e shtunë Pogradeci ndaj Elbasanit, kjo pasi liqenorët do të kenë përballë një skuadër të superligës.
Ka qenë klubi elbasanas që ka njoftuar në këto momente në faqen e vet zyrtare se të shtunën e 19 korrikut do të presë në shtëpi Pogradecin, skuadër që do të ketë një provë jo fort të lehtë.
Një test që do ju vlejë shumë pogradecarëve, skuadër që më 6 gusht ka planifikuar të luajë edhe ndaj Skënderbeut miqësore që do të luhet në Pogradec.
Njoftimi i klubit Elbasani:
Të shtunën zhvillojmë miqësoren e fundit para nisjes së fazës përgatitore në Greqi. Më 19 korrik përballemi në "Elbasan Arena" me ekipin e KF Pogradeci.
Elbasani - Pogradeci
19 Korrik | 18:00
"Elbasan Arena"
“KORÇA BOOM”



















