Pogradeci e ka arritur objektivin/ Të dielë ndaj Korabit për fitoren e fundit të kampionatit!
- Korca Boom
- Apr 18
- 1 min read
Në fundjavë dhe më konkretisht ditën e diel do të përfundojë dhe ky edicion i Kategorisë së Parë, ku disa verdikte ende nuk janë vendosur. Një prej ndeshjeve më të bukura është edhe ajo mes Korabit dhe Pogradecit.
Ekipi i Peshkopisë do të presë liqenorët në shtëpi të dielën në orën 15:00 të mesditës për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të. Korabi pozicionohet në vendin e tetë të klasifikimit, duke e siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë pasi Kastrioti ndodhet një vend më poshtë me tre pikë më pak.
Nga ana tjetër, skuadra e Pogradecit e ka siguruar pjesëmarrjen në Play Off-in për Kategorinë Superiore, së bashku me Burrelin dhe Besën e Kavajës. Por janë ende në pritje se kush do të pozicionohet në vendin e gjashtë, Apolonia apo Lushnja.
Gjithsesi pogradecarët nga ana e tyre do të luajnë këtë ndeshje të fundit për ti bërë një mbyllje dinjitoze dhe pa humbje kategorisë së parë dhe më pas do të mendohet vetëm për play-off-in.
Forca Pogradeci!
“KORÇA BOOM”
