top of page

Pogradeci hedh "grepat" te Skënderbeu, fillojnë kontaktet…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 4
  • 1 min read

Ekipi i volejbollit për femra i Pogradecit ka filluar që tani të mendojë për formimin e ekipit të ri për sezonin e ardhshëm. Pas rinovimit të kontratës me trajnerin Besnik Lisha, janë vijuar bisedimet edhe me lojtaret, ku siç kemi bërë me dije, janë katër lojtaret e para nga sezoni i kaluar që kanë rinovuar.


Ndërkohë, nga sa mësohet, kanë nisur edhe kontaktet me disa lojtare të Skënderbeut që mbyllën sezonin e kaluar, ose më saktë, që ishin në planet e trajnerit Lisha. Për momentin, ka një tërheqje të lehtë, për shkak se dy lojtaret e huaja që ishin menduar për t’u afruar janë të dëmtuara.


Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje në të ardhmen.

Nga ana tjetër, sipas burimeve të sigurta, ka biseda intensive me dy lojtare të reja, por shumë të talentuara, të cilat kanë dhënë shumë për Skënderbeun. Duke qenë se liqenoret për këtë sezon kanë një mbështetje të madhe financiare, çdo gjë është e mundur.


Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Skënderbeu me financat e veta dhe me trajnerin e ri, i cili pritet të emërohet në ditët në vijim.


“KORÇA BOOM”



bottom of page