top of page

Pogradeci i pafat në shtëpi, Lushnja i mohon fitoren ekipit “liqenor”

  • Aug 24, 2025
  • 1 min read

Ka përfunduar në barazim përballja e fundit e javës së parë të Kategorisë së Parë mes Pogradecit dhe Lushnjës e zhvilluar sot në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.


Liqenorët dhe skuadra lagunare nuk mundën dot të shkonin në sfidën e sotme në më shumë se një barazim pa gola. Rastet e shënimit ishin të shumta për Pogradecin në të gjithë takimin.


Megjithatë, fati nuk ishte me liqenorët në këtë takim.


Kategoria e Parë/ Java 1

DJE

Iliria - Laçi 1-2

Kukësi - Apolonia 2-1

AF Luftëtari - Korabi 1-1

Besa - Kastrioti 1-1

Skënderbeu - Burreli 3-0


SOT

Pogradeci - Lushnja 0-0

“KORÇA BOOM”


bottom of page