Pogradeci krenohet me kampionen kombëtare të Kung-Fu, Dea Bace
- Jul 1, 2025
- 1 min read
Dea Bace, kampionia pogradecare në Kung Fu
Pogradeci shkëlqen sërish në sport! Në Kampionatin Kombëtar U-18, i zhvilluar në Pukë më 27-29 qershor, sportistja jonë Dea Bace, përfaqësuese e ekipit Pogradeci Kung-Fu, u shpall Kampione Kombëtare për femra U-18 dhe njëkohësisht u vlerësua si sportistja më e mirë e turneut.
Pas një periudhe intensive stërvitjeje dhe përkushtimi, Dea dhe trajneri i saj Dritan Lushka i dhuruan Pogradecit një tjetër moment krenarie në arenën sportive. Ky është vetëm fillimi!
Ekipi po përgatitet tashmë për sfidën e radhës — Kupa e Republikës, që pritet të zhvillohet në qytetin tonë.
Urime Deas për suksesin e jashtëzakonshëm dhe gjithë ekipit të Pogradeci Kung Fu për përkushtimin dhe punën e palodhur!
“KORÇA BOOM”
















