top of page

Pogradeci largohen dy “big”-ë, mësoni emrat…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 25, 2023
  • 1 min read

Dy largime me shumë peshë kanë pësuar pogradecarët në pragun e fillimit të ndërtimit të ekipit për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Ildi Shytin dhe Kevi Berberin dy lojtarë që kanë luajtur edhe në kategorinë superiore.

Ata kanë vendosur të largohen dhe tashmë do të luajnë në Gjermani. Madje është mësuar edhe ekipi që kanë nënshkruar kontartë dhe bëhet fjalë për ekipin e ligës amatore, Kosova Regensburg.

Kështu, tek drejtuesit e Pogradecit duhet edhe një punë më e madhe për të mbushur këtë “gropë” që lanë këta dy mesfushorë që mbanin peshën kryesore të këtij reparti.


bottom of page