POGRADECI mbyll miqësoret, mposht me 2 gola Maliqin
Aug 16, 2025
1 min read
Pogradeci-Maliqi 2-0
Ka përfunduar ndeshja miqësore e luajtur sot në Pogradec mes vendasve dhe Maliqit me fitoren 2-0 të liqenorëve që mbyllin në këtë mënyrë përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit të ri që starton një javë më parë.
Nga një gol në secilën pjesë kanë shënuar pogradeartë në një test që i ka shërbyer shumë trajnerit Mema, për të vendosur mbi grupin e lojtarëve që do të jenë në fushë qysh në ndeshjen e parë ndaj Lushnjës.
Kujtojmë që tashmë kanë mbetur edhe vetëm 7 ditë deri në startin e sezonit të rid he kjo miqësore e sotme u shërbeu shumë lienorëve, ndërkohë që Maliqi ka kohë deri në startin e kategorisë së dytë.
“KORÇA BOOM”
















