Pogradeci ndahet me tre futbollistë pas miqësores me Skënderbeun
- Korca Boom
- Aug 7
- 1 min read
Ndeshja miqësore e zhvilluar së fundmi ndaj Skënderbeut ka shërbyer si test për disa futbollistë që ishin në provë te Pogradeci. Ata u aktivizuan në të dy pjesët e takimit, por nga sa mësohet, nuk kanë arritur të bindin trajnerin Mema dhe stafin e tij teknik.
Pritet që gjatë ditës së sotme, lojtarëve t’u komunikohet zyrtarisht se nuk do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Një ndër arsyet lidhet edhe me faktin se te liqenorët janë afruar së fundmi disa futbollistë cilësorë, ndërsa hapësirat në ekip janë tashmë të kufizuara.
“KORÇA BOOM”



















