Pogradeci një tjetër humbje në miqësore
- Korca Boom
- Aug 18, 2023
- 1 min read
Të dendura janë miqësoret e Pogradecit gjatë kësaj periudhe, pothuajse në çdo tre ditë ata po luajnë në fushën e tyre. Me sa duket afrimet e shumta që po bëhen, trajneri Samuel Nikaj kërkon t'u japë përgjigje mes takimesh.
Një e tillë ishte kundër Besës, ku liqenorët janë mundur me rezultatin 1-2. Goli i vetëm për liqenorët është shënuar nga Alillari dhe më pas janë dy gola të Besës me autorë Ali dhe Spahiu.
Në përgjithësi ka qenë një takim i mirë, kjo për periudhën që po kalojnë ekipet.
