POGRADECI nxjerr njoftimin e rëndësishëm për ditën e diel!
- Aug 20, 2025
- 1 min read
Pak momente më parë ka qenë klubi pogradecar që ka nxjerrë njoftimin në lidhje me biletat për ndeshjen e parë të sezonit atë ndaj Lushnjës.
Në këtë mënyrë janë bërë publike edhe biletat që kushtojnë nga 200 lek deri në 500 lek në tribunën qëndrore.
Këto çmime sigurisht që do të jenë edhe për ndeshjet e tjera, por sigurisht që ndeshja e parë ka shumë vlerë, pasi në Pogradec duan ta nisin me tre pikë.
Kujtojmë që Pogradeci-Lushnja është ndeshja përmbyllëse e javës së parë të kategorisë së parë dhe luhet ditën e diel dhe starton në orën 17:00.
KF POGRADECI INFORMON TIFOZËT:
Në ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik 2025/2026, KF Pogradeci vs KF Lushnja, hyrja në stadium do të jetë me bileta të cilat ndahen me çmimet e poshtë përmendura. Ky do të jetë një sezon i paharrueshëm. Bashkohuni me ne për të mbështetur ekipin tuaj të zemrës.
“KORÇA BOOM”

















