top of page

POLICIA/ Arrestime në Korçë. Dhunon babin. Në Maliq procedime penale, sherre me grushte!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 27
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.


Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për aksidentin rrugor "Maliq-Korçë", ku ngeli i dëmtuar shtetasi O. K., iu informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për këtë shtetas për veprën penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".


Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. K., 33 vjeç, banues në Pirg, Maliq, pasi në aksin rrugor "Ponçarë- Bilisht", gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi duhani që dyshohet se 33 vjeçari e ka futur kontrabandë nga Greqia.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


- K. L., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje;


- V. R., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka hequr disa shtylla në kufirin ndarës midis tokës së tij dhe vëllait të tij;


- A. Ç., 42 vjeç, banues në Dushar, pasi ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar, për motive të dobëta.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.


Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


S. P., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.


Për një 10-vjeçar, për veprën penale " Shkatërrimi i pronës me zjarr" nga pakujdesia, pasi duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet, i cili si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.


Specialistët e Hetimit e Narkotikëve referuan materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues më Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”



bottom of page