top of page

POLICIA/ Arrestimet në Korçë e Pogradec. Ja çfarë thotë policia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 19
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:

-arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë) dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit;


-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. T., 70 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 62-vjeçar, për motive të dobëta.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";


-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit P. T., 61 vjeç dhe K. T., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 32 vjeç, banues në fshatin Dolan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.


Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”



bottom of page