top of page

POLICIA/ Arrestohet shoferi 38-vjeçar që shkaktoi aksidentin me vdekje mbrëmë në Dishnicë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 31
  • 1 min read

Qarku Korçë


Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", me pasojë vdekjen e shtetasit L. L., 66 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që përplasi motomjetin që drejtonte 66-vjeçari, shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page