POLICIA/ Forcat “Shqiponja” arrestojnë 28-vjeçarin në Korçë. Arrestim edhe në Plasë
- Aug 25, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një armë sportive dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. A., 40 vjeç, banues në Plasë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















