top of page

POLICIA/ Në Maliq goditen me njëri-tjetrin. Në Pogradec, 38-vjeçari vjedh paratë si menaxher dhe largohet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 12
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. M., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si menaxher i një dyqani për pajisje elektroshtëpiake, ka përvetësuar një shumë parash nëpërmjet fshehjes së të ardhurave.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq refruan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 38-vjeçar.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”


bottom of page