POLICIA/ Nëna nga Pogradeci denoncon në polici djalin 15-vjeçar të humbur
- Korca Boom
- Sep 19
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka kallëzuar shtetasja D. M., 53 vjeçe, se më datë 17.09.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















