POLICIA/ Sherre në Korçë, zjarr në Bulgarec. Ja ngjarjet e fundit në juglindje!
- Korca Boom
- 4 days ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
F. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe M. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Dvoran, për veprën penale “Vetëgjyqësia”. Shtetasi F. Ç. ka dëmtuar aksidentalisht me kamion, një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit M. Sh., ndërsa ky i fundit nuk e ka lejuar shtetasin F. Ç. që të largojë kamionin, pa shlyer detyrimet për dëmtimet në pronën e tij;
Z. T. dhe Y. Q., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
D. M., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me gur, një 21-vjeçar.
Korçë/Më datë 07.05.2025, në fshatin Bulgarec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Y. Q. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
