POLICIA/ Vjedhje në Korçë. 56-vjeçari i ve zjarrin derës së komshiut
- Korca Boom
- May 20
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur celularin e një 39-vjeçareje, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. S., 56 vjeçe, banuese në Drithas, pasi dyshohet se për motive të dobëta i ka vënë zjarrin derës së banesës së një 56-vjeçari. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
