top of page

Policia: 14-vjeçari në lagjen 8 godet me levë 35-vjeçarin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

DVP Korçë / Procedohen në gjendje të lirë shtetasi 14 vjeçar për vepra penale të ushtrimit të dhunës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, një 35-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page